Aktualitet

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, shtyhet seanca gjyqësore ndaj Luiz Ejllit

Seanca është shtyrë për në datë 19 shtator, pasi sot ka munguar avokati i tij për arsye shëndetësore.

18 Korrik 2023, 17:11 Nga A.B
Akuzohet për falsifikim dokumentesh, shtyhet seanca gjyqësore ndaj
Luiz Ejlli

TIRANË- Seanca gjyqësore për Luiz Ejllin, i cili akuzohet nga Gjykata e Fierit për falsifikim dokumentesh për justifikimin e parave të një personi në hetim. 'BalkanWeb' raporton se seanca është shtyrë për në datë 19 shtator, pasi sot ka munguar avokati i tij për arsye shëndetësore.

Kujtojmë se prej datës 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare, konkretisht nga Gjykata e Fierit, si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtorë.

Drejtësia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim./Dosja.al

luiz ejlli

Sondazh

Poll