Bota

Akuzohet për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore, Gjykata rumune i zgjat masën e arrestit influencuesit kontrovers Andrew Tate

Vendimi në Gjykatën e Bukureshtit vjen një muaj pasi prokurorët paditën zyrtarisht yllin 36-vjeçar të mediave sociale së bashku me vëllain e tij Tristanin dhe dy gra rumune në të njëjtën çështje.

18 Korrik 2023, 16:42 Nga a.l
Akuzohet për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore,
Andrew Tate

RUMANI- Një gjykatë në kryeqytetin e Rumanisë vendosi të martën të zgjasë edhe me 30 ditë të tjera arrestin shtëpiak të Andrew Tate, influencuesit kontravers të mediave sociale i cili akuzohet për përdhunim, trafikim njerëzor dhe formimin e një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave. 

Vendimi në Gjykatën e Bukureshtit vjen një muaj pasi prokurorët paditën zyrtarisht yllin 36-vjeçar të mediave sociale së bashku me vëllain e tij Tristanin dhe dy gra rumune në të njëjtën çështje. Të katër të pandehurit, të cilët u arrestuan në fund të dhjetorit pranë Bukureshtit dhe kanë mohuar akuzat kundër tyre do të qëndrojnë në arrest shtëpie për 30 ditë të tjera.

Andrew Tate, i cili është akuzuar për shitje të teorive konspirative në internet dhe ka grumbulluar 7.2 milionë ndjekës në Twitter, ka pohuar vazhdimisht se prokurorët nuk kanë prova kundër tij dhe se ekziston një komplot politik i krijuar për t'i mbyllur gojën.

andrew tate

Sondazh

Poll