Bota

Aksident i rëndë në Peru/ Kamioni përplaset me autobusin, 2 të vdekur, 20 të plagosur

Aksidenti ndodhi në autostradën veriore Pan-Amerikane, në kufirin midis rretheve Casma dhe Huarmey. Drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

18 Korrik 2023, 14:49 Nga a.l
Aksident i rëndë në Peru/ Kamioni përplaset me autobusin, 2
Aksident në Peru

PERU- Një aksident i rëndë është raportuar në Peru. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në departamentin Ancash në veriperëndim të vendit. Një kamion është përplasur me një autobus, e për pasojë 20 persona kanë mbetur të plagosur dhe 2 të tjerë kanë ndëruar jetë. 

Aksidenti ndodhi në autostradën veriore Pan-Amerikane, në kufirin midis rretheve Casma dhe Huarmey. Drejtuesi i autobusit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Nga hetimet paraprake rezultoi se drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit në kthesë dhe është përplasur me autobusin e kompanisë së transportit Titaniku.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset lokale dhe efektivët e Policisë Kombëtare për të ndihmuar në transferimin e të plagosurve në spital. 

aksident ne peru

Sondazh

Poll