Bota

Ndotje masive e ajrit në Iran/ Mbyllen institucionet shtetërore, autoritetet paralajmërojnë qytetarët: Mos dilni nga banesat

Në Mashhad janë mbyllur edhe shkollat. Mehdi İlahipur, Drejtori i Mjedisit i Provincës Razavi Khorasan, deklaroi se ndotja e ajrit në Mashhad kishte arritur në 236 mikrogramë për metër kub për shkak të një stuhie pluhuri.

18 Korrik 2023, 15:41 Nga a.l
Ndotje masive e ajrit në Iran/ Mbyllen institucionet shtetërore,
Iran

IRAN- Institucionet shtetërore në Iran janë mbyllur përkohësisht për shkak të ndotjes së ajrit. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Krizave në Provincën e Khorasanit të Veriut. 

Şefik tha se Institucionet shtetërore në Bojnurd janë mbyllur pas orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, për shkak të ndotjes së ajrit që tejkalon 300 mikrogramë për metër kub, shkruajnë mediat e huaja. 

Në Mashhad janë mbyllur edhe shkollat. Mehdi İlahipur, Drejtori i Mjedisit i Provincës Razavi Khorasan, deklaroi se ndotja e ajrit në Mashhad kishte arritur në 236 mikrogramë për metër kub për shkak të një stuhie pluhuri.

Zyrtari iranian i bëri thirrje publikut, veçanërisht atyre me sëmundje të zemrës dhe të frymëmarrjes, të qëndrojnë brenda nëse nuk është e nevojshme. Grupi Punues Emergjent për Ndotjen e Ajrit në Mashhad njoftoi gjithashtu mbylljen e institucioneve shtetërore dhe shkollave në qytet.

iran

Sondazh

Poll