Hungaria preket nga temperaturat përvëluese, autoritetet lëshojnë alarmin e kuq
Temperaturat në Hungari HUNGARI- Temperatura përvëluese kanë përfshirë gjatë kësaj jave edhe Hungarinë. Autor...
Moska ka thënë të hënën se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen, duke e akuzuar Perëndimin se nuk është duke vepruar në përputhje me paktin. Bllokada ruse në portet ukrainase vitin e kaluar, i ka rrezikuar furnizimet globale me ushqime në disa pjesë të Afrikës.
AFRIKË- Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja që i mundësonte Ukrainës transportimin e drithërave përmes Detit të Zi, është “thikë pas shpine” për shtetet që po përballen me thatësi, ka thënë Qeveria e Kenias. Ky shtet është në një rajon që po përballet me një prej thatësirave më të këqija në dekada.
Moska ka thënë të hënën se nuk do ta vazhdojë marrëveshjen, duke e akuzuar Perëndimin se nuk është duke vepruar në përputhje me paktin. Bllokada ruse në portet ukrainase vitin e kaluar, i ka rrezikuar furnizimet globale me ushqime në disa pjesë të Afrikës.
Çmimet e drithërave janë rritur, mirëpo marrëveshja e ndërmjetësuar në korrik të vitit 2022 nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, ia ka mundësuar Ukrainës që t’i rinisë furnizimet në botë.
Vendimi i Rusisë është dënuar nga liderët botërorë, të cilët kanë thënë se diçka e tillë do t’i dëmtojë disa prej vendeve më të varfra në botë. Rusia, në anën tjetër, ka thënë se do të rikthehet në marrëveshje nëse plotësohen kushtet.
“Vendimi i Rusisë për t’u larguar nga Iniciativa e Detit të Zi për Drithërat, është thikë pas shpine për sigurinë ushqimore globale dhe ndikon në mënyrë joproporcionale në rajonin e Afrikës, që veçse është prekur nga thatësia”, ka thënë Korir Sing’Oei, ministër i Jashtëm i Kenias.
Më shumë se 50 milionë njerëz në Somali, Keni, Etiopi dhe Sudanin Jugor, kanë nevojë për ndihma ushqimore, për shkak të sezonit pa shi.
Rusia ka thënë se dështimi i Ukrainës për të eksportuar më shumë drithëra në shtetet e varfra, ka qenë njëra prej arsyeve pse është larguar nga marrëveshja.
Megjithatë, OKB-ja ka thënë se Ukraina i ka dërguar 625.000 tonë me ndihma ushqimore në Afganistan, Etiopi, Keni, Somali, Sudan dhe Jemen./REL
Temperaturat në Hungari HUNGARI- Temperatura përvëluese kanë përfshirë gjatë kësaj jave edhe Hungarinë. Autor...
Kajro EGJIPT- Një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin egjiptian të Kajr...
Aksident në Peru PERU- Një aksident i rëndë është raportuar në Peru. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur n&e...
SHBA- Për herë të parë në pesë vjet, Japonia nuk ka më pasaportën më të fuqishme në botë. Në ...
foto ilustruese KOSOVË- Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur shqyrtimi gjyqësore në rastin e...
Albin Kurti Kosova ka blerë dronë ushtarakë Bayraktar TB-2 nga Turqia, por për përdorimin e tyre nevojitet leja e forcave paqerua...
foto ilustruese KOSOVË- Hapat për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, rajon i banuar me shumicë serbe jan&...
foto ilustruese BRUKSEL- Jeta e natës në Bruksel është bërë pjesë e identitetit të qytetit gjatë viteve, dhe R...
foto ilustruese UKRAINË- Trupat ruse filluan një sulm hakmarrës ndaj objekteve ukrainase bën të ditur ministria ruse e Mbrojt...
foto ilustruese EUROPË- Temperaturat tepër të larta pritet të vazhdojnë në pjesë të Evropës Jugore k...