Bota

Pezullimi i marrëveshjes së grurit/ Meloni: Ofendim ndaj njerëzimit! Rusia po dëshmon se është armik i vendeve të varfra!

Ajo shtoi se me këtë vendim, Rusia dëshmon se është armik i vendeve të varfra. 

18 Korrik 2023, 15:26 Nga a.l
Pezullimi i marrëveshjes së grurit/ Meloni: Ofendim ndaj
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cilëson si një 'armë kundër njerëzimit' vendimin e Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e grurit, shkruajnë mediat italiane.

Ajo shtoi se me këtë vendim, Rusia dëshmon se është armik i vendeve të varfra. 

“Vendimi i Rusisë për të përfunduar marrëveshjen e grurit është dëshmi e mëtejshme se kush është mik dhe kush është armik i vendeve më të varfra. Le të reflektojnë liderët e atyre kombeve që nuk duan të bëjnë dallimin mes të sulmuarit dhe agresorit. Përdorimi i lëndës së parë që ushqen botën si armë është një tjetër ofendim kundër njerëzimit”, tha Meloni. 

Më herët misioni rus në Kombet e Bashkuara u shpreh se vendimi për marrëveshjen e grurit është përfundimtar dhe nuk parashikohen negociata të mëtejshme. 

giorgia meloni

Sondazh

Poll