Bota

Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Kajro/ Humbin jetën 12 persona, ekipet e shpëtimit kërkojnë në rrënoja

Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës. Pas një hetimi fillestar, Prokurori Publik i Egjiptit tha se shembja mund të jetë shkaktuar nga një prej banorëve të katit përdhes i cili prej ditësh po kryente disa punime. 

18 Korrik 2023, 15:02 Nga a.l
Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Kajro/ Humbin jetën 12
Kajro

EGJIPT-  Një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin egjiptian të Kajros, duke lënë të paktën 12 të vdekur, ndërsa ekipet e shpëtimit në vendngjarje kanë nisur kërkimet në rrënoja. 

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në lagjen Hadaeq el-Qubbah të Kajros, afërsisht 3.2 km (2 milje) nga qendra e qytetit. Katër të mbijetuar u dërguan në spital dhe autoritetet evakuuan një ndërtesë fqinje, tha MENA.

Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës. Pas një hetimi fillestar, Prokurori Publik i Egjiptit tha se shembja mund të jetë shkaktuar nga një prej banorëve të katit përdhes i cili prej ditësh po kryente disa punime. 

Ministria e Solidaritetit Social të Egjiptit tha se do të jepte 60,000 paund egjiptian (1939 dollarë) për familjet e viktimave të vrarë në incident. Ministria tha gjithashtu se do të ofrojë ndihmë për të lënduarit dhe po monitoron dëmet në pronat aty pranë.

kajro

Sondazh

Poll