Aktualitet

A duan ta vrasin Izet Haxhinë? Ismaili flet për ‘aksidentin’ e ish-truprojës së Berishës (VD)

15 Tetor 2019, 09:20 Nga DOSJA
A duan ta vrasin Izet Haxhinë? Ismaili flet për

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim ismaili ka folur edhe në lidhje me rastin e Izet Haxhisë, avokati i të cilit u shpreh se se gjatë tranferimit të tij tek Krimet e Rënda provat për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur.

I pyetur nga deputeti Spartak Braho në lidhje me këtë ngjarje, Ismaili u shpreh se gjatë transferimeve nuk ka pasur incidente.

A duan ta vrasin Izet Haxhinë? Kush e shoqëroi atë tek krimet e Rënda? Si ndodhi ky aksident?”- e ka pyetur Braho.

Nuk ka pasur asnjë lloj aksidenti dhe asnjë lloj incidenti. Transportimi ka rregulla dhe aksidente të tilla nuk mund të ndodhin. Për Izet Haxhinë, ka një program masash si për çdo të burgosur që shoqërohet me polici shteti e polici burgjesh dhe nuk ka patur asnjë aksident,”- tha Ismaili.

Vetëm katër ditë më parë, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri u shpreh se ish-truproja e Sali Berishës do të ndërpresë deklarimet kundër ish-kryeministrit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas Beqirit arsyeja që Haxhia tërhiqet nga deponimet është sepse jeta e tij dhe të afërmve të tij është në rrezik. Avokati shtoi se teksa po transportohej tek Krimet e Rënda dy ditë më parë për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur.

“Klienti im ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar më urgjencë në spital, ka pasur të vjella. Bota e krimit është ngitur e gjitha në këmbë për të ndaluar deponimet e tij dhe kërko ta eleminojë. I bëjnë kanosje për vrasje atij dhe bashkëjetueses së tij,”-tha avokati.

Për katër ditë rresht Izet Haxhiaj ka deponuar tek Krimet e Rënda kundër krimeve të kryera sipas tij nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë, Haxhia është rikthyer në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili izet haxhia agim ismaili izet haxhia

Sondazh

Poll