Aktualitet

Shisnin hashash pranë shkollave, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

15 Tetor 2019, 08:06 Nga DOSJA
Shisnin hashash pranë shkollave, arrestohen dy të rinjtë në

TIRANË– Dy të rinj kanë rënë në pranga pasi akzuohen se shisnin lëndë narkotike pranë shkolalve në kryeqytet. Mësohet se të rinjtë e  moshës 27 dhe 22 vjeça janë pikasur nga gjentët civilë që merren me kontrollin opranë shkollave në Tiranë. 

D. A., 27 vjeç dhe M. K., 22 vjeç (të dy banues në Tiranë), janë vënë re një ditë më aprë rreth orës 12:25, nga agjentët teksa tentonin të shisnin kanabis pranë një shkolle në Tiranë.

Ata janë arrestuar dhe gjithashtu është sekuestruar edhe 23.6 gramë hashash që dy të rinjtë kishin me vete në momentin që u kapën. 

Njiftim i policisë Tiranë

Kontrolle me agjentë civilë dhe shërbime të hapura pranë shkollave të kryeqytetit, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në afërsi të një shkolle u kapën dhe arrestuan në flagrancë dy të rinj, në tentativë për të shpërndarë lëndë narkotike.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi dozash kanabisi me peshë 23.6 gr.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të planit të masave për “Identifikimin, goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shpërndajnë apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike në ambientet e shkollave apo përreth tyre” bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– D. A., 27 vjeç dhe M. K., 22 vjeç (të dy banues në Tiranë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rreth orës 12:25 kanë ushtruar kontroll në ambientet përreth një shkolle në Tiranë, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit D. A. dhe M. K., të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike (Cannabis Sativa).

Gjatë kontrollit, u është gjetur një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me peshë 23.6 gr, të cilat u u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy te rinj hashash ne shkolla tirane arrestohen dy te rinj hashash ne shkolla tirane

Sondazh

Poll