Aktualitet

La librat në dyqan dhe zhduket gjimnazisti nga Klosi, babai tregon mesazhin: Më mos më kërko më! (EMRI+FOTO)

15 Tetor 2019, 08:06 Nga DOSJA
La librat në dyqan dhe zhduket gjimnazisti nga Klosi, babai tregon

KLOS- Që prej mesditës së djeshme është zhdukur në Klos, gjimnazisti i vitit të dytë Flogert Terziu. Mësohet se ai është  larguar nga ora e dytë e mësimit dhe nuk është kthyer më as në shkollë por as në banesën e tij. Adoleshenti ka lënë  librat në një dyqan dhe është larguar pa adresë.

Prindërit janë alarmuar mesditën e djeshme për këtë ngjarje dhe kanë bërë menjëherë denoncim në polici.

Për mediet babai i adoleshentit është shprehur se djali i tij para se të largohej,  i ka dërguar një mesazh ku i ka shkruar: “Baba mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës”.

“Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty. Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di. Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit. Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë ‘’Baba mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës”, thotë babai i Flogert Kryeziut.

Ende nuk dihet asnjë detaj për të riun e zhdukur. Policia ka nisur hetimet.

(j.v/a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flogert terziu zhduket gjimnazisti ne klos flogert terziu zhduket gjimnazisti ne klos

Sondazh

Poll