Aktualitet

Pësoi hemoragji celebrale/ Maks Haxhia bën veprimin e papritur nga spitali, kërkesa për Krimet e Rënda

15 Tetor 2019, 08:39 Nga DOSJA
Pësoi hemoragji celebrale/ Maks Haxhia bën veprimin e papritur nga

Tiranë- Avokati Maks Haxhia i cili ndodhet në spital pas problemeve të rënda shëndetësore i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të shtyjë dhënien e pretencës për Arbër Çekajn. Pas kësaj kërkese gjykata vendosi shtyrjen e pretencës për këtë të fundit me datë 20 tetor.

Pak ditë më parë avokati Maks Haxhia u shtrua me urgjencë në spital pasi pësoi hemoragji cerebrale. Por gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar pas asaj dite por ende është nën kujdesin e mjekëve.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.  Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij. Gjykata për të arrestuarit ka dhënë masës e sigurisë “arrest me burg”. Pak ditë më parë gjykata pranoi edhe ‘gjykim të shkurtuar’ për të.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj kokaina ne maminas maks haxhia arber cekaj kokaina ne maminas maks haxhia

Sondazh

Poll