Aktualitet

Ismaili: Nga burgu janë porositur vrasje, policët u shesin kokainë të dënuarve. Izet Haxhia nuk pësoi aksident

15 Tetor 2019, 08:54 Nga DOSJA
Ismaili: Nga burgu janë porositur vrasje, policët u shesin

TIRANË– Është mbledhur Komisioni i Sigurisë mesditën e sotme teksa po diksutohet mbi situatën në burgje. I pranishëm është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili i cili ka raportuar në lidhje me sigurinë në ambjentet ku të dënuarit vuajnë dënimin.

Ndër të tjera, Ismaili tha se nga burgjet janë porositur vrasje dhe se do të raportohen të gjithë në Prokurori.

Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori.

32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut,”– tha Drejtori i Burgjeve.

Ismaili komentoi edhe faktin që mes të burgosurve nuk do të ketqë më VIP-a dhe të dënuar që pretendojnë të trajtohen me benefite në qeli. Ai u shpreh se është investuar në spitalet e burjgeve në mënyrë që edhe kur të sëmuren të burgosurit, të mos jetë e nevojshme të shtrohen në spitale të tjera.

Ai theksoi më tej se është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019.

Drejtori i Burgjeve preku edhe temën e numrit të telefonatave që zhvillohen nga të burgosurit, teksa u shpreh se çdo i dënuar duhet të deklarojë 10 numra me të cilët flet dhe se do të bëjnë vetëm 8 telefonata në muaj.

“Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve.

Të burgosurit duhet të bëjnë 8 telefonata në muaj, por kjo nuk zbatohet. U kemi kërkuar të burgosurve të deklarojnë 10 numra se më kë ata do të flasin.

Një tjetër problem është ai i diferencimit dhe i diskriminimit nëpër burgje. Do t’i japim fund praktikës që një i burgosur “VIP” përdor sistemin apo për të pasur benefite. Të gjithë do të trajtohen njësot,”- tha Agim ismaili ndër të tjera.

Drejtori i Burgjeve komentoi edhe ngjarjen e Kavajës, për të cilën përmendi faktin se autorit të vrasjes së Dritan Haxhollit, Bledar Toçi që ishte njëkohësisht edhe polic i burgjeve i është gjetur kokainë në shtëpi.

Sipas Ismailit shumë punonjës të policisë kanë shtiur kokainë tek të burgosurit.

Më tej, Drejtori i Burgjeve përgënjeshtroi edhe ‘aksidentin’ e bujshëm të ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia.

Sipas Ismailit, Haxhia është shoqëruar normalisht në Prokurorinë e krimeve të Rënda dhe nuk ka pasur asnjë lloj incidenti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili dritan haxholli izet haxhia komisioni i sigurise vrasja per te dashuren ne kavaje zbardhet dëshmia e bledar toçit agim ismaili dritan haxholli izet haxhia komisioni i sigurise vrasja per te dashuren ne kavaje zbardhet dëshmia e bledar toçit

Sondazh

Poll