Aktualitet

‘’Baba mos më kërko”/ Zhdukja e gjimnazistit në Klos, flet i ati: Mendje adoleshenti, ja çfarë më tha

15 Tetor 2019, 08:17 Nga DOSJA
‘’Baba mos më kërko”/ Zhdukja e gjimnazistit në

Klos- Për zhdukjen e të birit në Klos, Flogert Terziut 16-vjeç,  që prej ditës së djeshme ka reaguar babai  tij.

Në një prononcim për mediet ai ka deklaruar se djali i tij i ka dërguar një mesazh ku i ka shkruar: “Baba mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës”.  Ai shprehet më tej se me djalin e tij nuk ka pasur asnjë problem.

“Nga ora 12 e gjysmë që është nisur për shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe nuk kishte shkuar fare në shkollë, librat i kishte lënë në një dyqan aty. Nuk kemi pasur asnjë problem, mendje adoleshenti nuk e di. Bëmë denoncimin në polici, nuk ka shkuar te asnjë nga të afërmit. Më ka dërguar mesazh dhe më ka thënë ‘’babi mos më kërko më, jam në Tiranë, në Durrës”, thotë babai i Flogert Kryeziut.

Zhduket gjimnazisti në Klos. I riu ka lënë librat në dyqan dhe i ka dërguar një mesazh të atit. Përmes mesazhit ai thotë mos më kërkoni. Familjarët bënë denoncimin në polici dhe kërkojnë ndihmë për gjetjen e të riut. Policia në kërkim të gjimnazistit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet zhduket flogert terziu zhduket gjimnazisti ne klos zhduket flogert terziu zhduket gjimnazisti ne klos

Sondazh

Poll