Aktualitet

Kërcënoi me armë nusen e vëllait, arrestohet 45-vjeçarja në Dibër

15 Tetor 2019, 08:59 Nga DOSJA
Kërcënoi me armë nusen e vëllait, arrestohet

DIBËR- Një 45-vjeçare me iniciale Sh.D ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kërcënuar me armë kunatën e saj.Ndërsa po hetohet në gjendje të lirë, motra e 45 vjeçares, shtetasja me iniciale Z.M, 31 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Dibër

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi kunatën me armë.

Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :

Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).

Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.

Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 45 vjecarja diber kërcënim me armë arrestohet 45 vjecarja diber kërcënim me armë

Sondazh

Poll