Furnizoi makinën në karburant me lekë false, bie në pranga 52-vjeçari nga Durrësi
LEZHË- Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të furnizojë mjetin në karburant me para të falsifikuara. Sipas njoftimit të policis...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth gazetarit Sadik Sejdinaj që ra sot në pranga pasi akuzohet se ka kërcënuar kolegen e tij me anë të mesazheve në telefon.
Sejdinaj, 27 vjeç është me origjinë nga Mallakastra dhe prej vitesh jeton në Tiranë, ku edhe ka mbaruar studimet në degën e gazetarisë.
27-vjeçari ka dy profile në rrjetet sociale në facebook, ku ka të shkruar edhe CV-në e tij me listën e mediave pranë të cilave ka qenë i punësuar si gazetar.
Në fotot e ndryshme që Sejdinaj ka publikuar vihen re edhe postime me personazhe publikë si Marim Mema dhe Dritan Shakohoxhën.
Në postimet e bëra nga i riu në sy bien edhe shprehje të shumta që Sejdinaj ka dashur t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Një prej tyre është për dashurinë, që për gazetarin, i cili akuzohet të ketë kërcënuar kolegen e tij, është një teshtimë.
“Të dashurosh është si të tështish!! Nuk tështin dot po nuk të erdhi!!”- shkruante Sejdinaj vetëm dy ditë më parë.

Në statuset e 27-vjeçarit dallohet edhe një mesazh për ndarjen e çmimit “Nobel”, ku mesa duket Sejdinaj ka qenë pjesë e personave të revoltuar për faktin që nuk ishte Ismail Kadareja, shkrimtari që e fitoi.
“Nuk të bën Nobel-i të pavdekshëm, të bën vepra,”- shkruan gazetari teksa shton më shaka: P.S…Nuk e kam me Kadarenë.????.

Gazetari Sadik Sejdinaj u arrestua ditën e sotme pasi kolegia e tij, gazetarja me inicialet A.T., e ka denoncuar atë për kërcënim dhe shantazhe. Sejdinaj mësohet se e përndiqte prej kohësh me anë të mesazheve dhe telefonatave kolegen e tij.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LEZHË- Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të furnizojë mjetin në karburant me para të falsifikuara. Sipas njoftimit të policis...
Kavajë- Edmond Petraj, avokat i Marsida Qatjas, ka ndërhyrë dje në emisionin “Open” në Top Channel pasi, siç u shpreh ai, po shikonte “një maskilizëm nd...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme feston 75-vjetorin e lindjes. Berisha ka lindur më 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës...
Elbasan- Në hetim nga Specialistët e Krimit Ekonomik, ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan, Andon Lapa. Mësohet se Lapa është në hetim pasi akuzohet se në viti...
TIRANË- Një 26-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet për shantazhe dhe kërcënime nëpërmjet telefonit. Dosja.al mëson se i arrestuari është me profe...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
Tiranë- Ekstradohet nga Vjena Viktor Pelivani, i dënuar me burgim të përjetshëm. 43-vjeçari nga Fieri është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet ...
Korçë– Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku dy persona të maskuar kanë grabitur në banesë çiftin Afërdita dhe Fo...
Korçë- Mbrëmë më orën 21:50 në lagjen numër 3 të qytetit të Korçës është grabitur në banesën e tyre çifti i të moshuarve, Afërdita dhe Foni...
KAVAJË- Marsida Qatja në një intervistë për “Open” është shprehur se pas ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë marrëdhëniet e saj nuk janë të mira.Sipas sa...