Aktualitet

“Dashnorja e gjysmës së Kavajës”, reagon avokati i Marsidës ndaj Kreshnik Spahiut: Është nënë e rregullt

15 Tetor 2019, 07:19 Nga DOSJA
“Dashnorja e gjysmës së Kavajës”, reagon avokati i

Kavajë- Edmond Petraj, avokat i Marsida Qatjas, ka ndërhyrë  dje në emisionin “Open” në Top Channel pasi, siç u shpreh ai, po shikonte “një maskilizëm ndaj Marsidës, ndërkohë dinamika dhe procesi nuk është i tillë”.

Teksa sipas tij ka  treguar gjithë dinamikën e ngjarjes, ai reaguar edhe ndaj Kreshnik Spahiut, ku ka theksuar se Marsida Qatja është një nënë e rregullt.

“Po shikoj një maskilizëm aty ndaj Marsidës ndërkohë që dinamika nuk është e tillë. Në lidhje me raportin që u shprehet se ajo flet sikur po jep konferencë shtypi, duhet të kuptoni që ajo ndodhet në kushte presioni dhe dhune, pasi është traum të ndodhësh në një ngjarje të tillë. Ajo është future në kurth për tu shfajësuar nga opinion i Kavajës. E dyta që Kreshniku thotë se “ajo është dashnorja e gjysmës së Kavajës”, theksoj është një vajzë shumë e rregullt. Ka tre fëmijë. Raporti që ajo ka me ngjarjen është mëse real dhe ashtu siç është shprehur ajo”, ka deklaruar avokati Petraj.

Spahiu një ditë më parë u shpreh se Policia duhet ta hetonte më parë jetën luksoze që bënte 30-vjeçarja, pasi sipas tij ajo binte në dashuri me kriminelë.

“Nuk u vranë ata burrë për të bërë s*x me Marsiden. Burri kur të vijë nga Gjermania duhet të vrasë i pari Marsidën. Marsida nuk është ajo kategori femrash që bien në dashuri kriminelët. Ajo poston nëpër rrjetet sociale pamje nga udhëtimet luksoze. Policia menjëherë duhet të niste hetimet,”-tha Spahiu.

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond petraj marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje edmond petraj marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll