Politike

Mbledhja e ministrave të BE pa rezultat, Hahn: 3 vende kundër Shqipërisë e Maqedonisë, vendoset në 18 tetor

15 Tetor 2019, 07:42 Nga DOSJA
Mbledhja e ministrave të BE pa rezultat, Hahn: 3 vende kundër

LUKSENBURG- Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE, ku në fokus ishte hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përfundoi pa asnjë rezultat. Negociatat për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut janë në dorë të tre vendeve dhe gjithçka do të vendoset në mbledhjen e liderëve në datat 17 dhe 18 tetor.

Sot në Luksemburg u përgatit drafti me konkluzionet kryesore të axhendës, që do u kalohet më pas liderëve të vendeve të BE-së në samitin e 17-18 Tetorit ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat.

Para mbledhjes ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth është shprehur se pozicioni i Gjermanisë është mjaft i qartë pasi e mbështet Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave.  Ndërsa nga Holanda janë shfaqur sërish nota skepticzmi. Ministri i punëve të jashtme Stef Blok ka deklaruar para nisjes së mbledhjes Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë.

Ndërkohë që nga mbledhja pritej shumë, nuk ka ndodhur pasi nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ka qenë Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ka treguar detaje nga mbledhja dhe tha se po punohet që të binden dhe vendet që janë kundër dritës jeshile. Ai u shpreh se dhe vendet kandidate duhet të përmbushin detyrimet e tyre, pasi bllokimi mund të vijë dhe nga çështjet e brendshme politike.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian. Franca, Holanda, Spanja dhe Danimarka janë skeptike në lidhje me çështjen e negociatave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be diskuton per shqiperine johannes hahn mblidhen ministrat e be-së negociatat me be 2019 negociatat me be-në be diskuton per shqiperine johannes hahn mblidhen ministrat e be-së negociatat me be 2019 negociatat me be-në

Sondazh

Poll