Politike

“Jam unë kryetare”, Korab Lita i përgjigjet Hajdarit dhe publikon procesverbalin e votimit

14 Tetor 2019, 17:57 Nga DOSJA

TIRANË- Rudina Hajdari, pas deklaratës së deputeti të Grupit Demorkat se tashmë ishte ai kryetari, reagoi duke përgënjeshtruar kolegët e saj.

Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shprehej se lajmi nuk ka qenë i vërtetë dhe ajo vijojn të jetë në krye të grupit. Më tej ajo shtonte se duhen vota që Lita të merrte drejtimin e Grupit.

E pikërisht për këtë deputeti i opozitës së re i është përgjigjur Hajdarit, duke publikuar dhe procesverbalin e votimit.

Nje falenderim te veçante per koleget e mi te cilet verdiktin e tyre ne lidhje me kryesimin e Grupit e dhane jo vetem me vote por edhe me firmë”, shkruan Lita.

Tashmë duket qartë që opozita e re në Kuvend është përçarë, pasi dy deputetët kundërshtojnë njëri-tjetrin me deklarata. Sot u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Lita thotë se i është besuar një detyrë e re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi. Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupi parlamentar demokrat korab lita përçahet opozita parlamentare rudina hajdari grupi parlamentar demokrat korab lita përçahet opozita parlamentare rudina hajdari

Sondazh

Poll