Politike

Votoi kundër Hajdarit, Halit Valteri bën një hap pas, letër Ruçit: Mund të shkrihet grupi

14 Tetor 2019, 18:25 Nga DOSJA
Votoi kundër Hajdarit, Halit Valteri bën një hap pas, letër

TIRANË- Deputeti i Grupit Parlamentar Demokrat, Halit Valteri, i cili mori pjesë në votimin për të larguar Rudina Hajdarin nga drejtimi i grupit ka bërë një hap pas. Me anë të një dokumenti, Valteri shkruan se ai ësthë tërhequr nga nënshkrimi që ka bërë për largimin e Rudina Hajdarit.

Ai i ka dërguar një letër Ruçit ku shkruan se ai mund të largohet nga grupi së bashku me disa kolegë të tjerë. Po ashtu në një postim në Facebook, “Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup”.

POSTIMI I PLOTË

Në gojë të të marrit gjejmë farën e kryelartësisë, thoshte nënokja ime, por të urtët e ruajnë gjithmonë gjuhën. Por të marrin s’ke nga ta kapësh, është i paparashikueshëm! Ti e hekuros në një krahë, ai të rrudhoset në krahë tjetër. I marri bëhet kryetar vendi, kont, dukë, pse jo edhe mbret… vetëm për pak sekonda, derisa mbreti del cullak. Gjithsesi në sqarim të opinionit publik, marrë përgjegjësinë si nënkryetar i grupit parlamentar të deklaroj, se ne kryetar të marrë nuk kemi, e as që do të kemi ndonjëherë.

E nëse ky vendim nuk u pëlqen të marrëve, që gjejnë lloj lloj metodash për tu faktorizuar për disa minuta, me lumturimë të thellë u them, se nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të kryetarit të grupit parlamentar. Klithjet e fundit për të devijuar kauzën e ndryshimit të sistemit zgjedhor, apo britmat kundër Reformës në Drejtësi, në “dobi” të disa aktorëve të tjerë brenda apo jashtë Parlamentit, nuk mund të pastrojnë apo mbrojnë kurrësesi imazhin e grupit të kolltukofagëve 30 vjeçar, që vazhdojnë e nginjen në plagë të infektuara, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë.

Për sqarim të kolltukofagëve, Grupi Parlamentar Demokrat ka një kauzë dhe ajo është më e SHENJTË, se secili emër që mund ta drejtojë këtë grup. Patjetër që ka debat konstruktiv brenda grupit, por kurrë s’do të pranojmë të bëhemi peng të askujt, që u pasurua duke varfëruar, e që sot kërkon të mbrojë milionat me votat e atyre që i larguan. Për të gjithë ata të cilët janë shqetësuar nga një status që qarkulloi në rrjetet sociale, dua t’i shpjegoj, se parlamenti është institucion dhe si i tillë funksionon me shkresa, jo me statuse FB-je!

Tashmë duket qartë që opozita e re në Kuvend është përçarë, pasi dy deputetët kundërshtojnë njëri-tjetrin me deklarata. Sot u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimitGrupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Lita thotë se i është besuar një detyrë e re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi. Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike halit valteri korab lita përçahet opozita parlamentare rudina hajdari halit valteri korab lita përçahet opozita parlamentare rudina hajdari

Sondazh

Poll