Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Politike
Gjermania “Po” me kushte Shqipërisë, Maqedonia e Veriut, rrugë të hapur drejt BE-së, Meta: Urgjent, të zgjidhim krizë
26 Shtator 2019, 07:52Nga DOSJA
GJERMANI- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër.
Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.
Para votimit është zhvilluar dhe një debat rreth 45 minuta, ku deputetët kanë treguar pikëpamjet e tyre. Një pjrej deputetëve të CDU/CSU ka folur dhe për vendimin e dënimit të Saimir Tahirit, duke thënë se “me atë dënim po u hidhet hi syve”.
Po ashtu deputet gjatë diskutimeve e kanë vënë theksin dhe në funksionimin e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit. Në fund është votuar pro për të të dyja shtetet, duke i thënë dritën jeshile vendeve të tjera të BE për Shqipërinë dhe Maqedonië e Veriut.
Vendimi i Bundestagut është përshëndetur së pari nga kreu i Grupit Parlmanetar të PS, Taulant Balla, ka falenderuar në gjermanisht të gjithë deputetët. Ndërkohë dhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca në një reagim në Twitter ka shkruar: Bundestagu votoi në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut.
Pak ditë më parë Bundestagu gjerman publikoi raportin, ku theksoi mjaft qartë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë politike dhe se nuk ka hapje të negociatave për vendin tonë, pa plotësuar nëntë kushtet kryesore dhe pa u zgjidhur kriza. Një ndër pikat kryesore është procedimi penal për ata që janë përfshirë në blerje votash dhe një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit. Menjëherë pas këtij vendimi, Rama bëri një status në rrjetet sociale ku falënderonte Gjermaninë për vendimin.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Byroja e kuvendit vendosi t’i kërkojë Gramoz Ruçit të avancojë me projektin e ndërtimit te kompleksit të ri parlamentar. Ai parashikohet të ...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në mbrëmje në selinë blu, ku ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lul...
GJERMANI- Në një intrevistë ekskluzive për Deutsche Wellen, nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert, thotë, se Bundestagu do të vazhdojë ta sh...
SHBA- Gjatë qëndrimit në New York, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe t...
SHBA- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar sot disa takime të rëndësishmë në SHBA. Rama shkruan në Facebook, se është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Phi...
TIRANË– Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka bërë një gafë me datat teksa ka publikuar në rrjetet sociale foton e një varri të vjetër në Kanada që...
SHBA- Kryeministri Edi Rama, prej katër ditësh ndodhet në New York, ku po merr pjesë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, por ka zhvilluar dhe disa takime.Sot R...
GJERMANI- Përpara votimit sot në mbrëmje në Seancën Plenare të Bundestagut, Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, u prit në një takim në Selinë Qendrore ...
TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë këtë të dielë në orën 11:00 kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar. Mësohet se në fokus të kësaj mbledhje...