Politike

Vizita urgjente në Vlorë/ Braçe sqarohet para gazetarëve: Për kadastrën flasim herë tjetër, hë të keqen

15 Tetor 2019, 07:00 Nga DOSJA
Vizita urgjente në Vlorë/ Braçe sqarohet para gazetarëve:

VLORË- Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka zhvilluar një vizitë urgjente në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kadastrën e Vlorës.

Mësohet se Braçe ka nisur takimin brenda ambienteve të Katastrës në orën 08:00 të mëngjesit, dhe ka kërkuar përpikmëri nga ana e punonjësve, lidhur me orarin zyrtar të administratës.

Nga ana tjetër Braçe ka marrë pjesë në aktivitetet në ceremoninë e 75-vjetorit të Clirimit të Vlorës.

Pas mbarimit të ceremonisë, Braçe ka dhënë deklaratë për mediat. I pyetur nga gazetarët për kadastrën e Vlorës, nëse atij i rezulton të shkelje dhe a do të merren masa për drejtuesit.

“Të mos i ngatërrojmë gjërat. Për Kadastrën të flasim njëherë tjetër. Kemi ardhur për këta të tjerët sot, hë të keqen,” është shprehur zëvendëskryeministri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike braçe ne kadastren e vlores erjon brace kadastra e vlores sherri për pronën në jalë braçe ne kadastren e vlores erjon brace kadastra e vlores sherri për pronën në jalë

Sondazh

Poll