Politike

Rama konferencë me Kryeministrin e Italisë, Conte: Jemi pro hapjes së negociatave, zgjidhni krizën politike

15 Tetor 2019, 07:29 Nga DOSJA
Rama konferencë me Kryeministrin e Italisë, Conte: Jemi pro hapjes

TIRANË- Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i qeverisë italiane u prit nga kryeministri Edi Rama në orën 15.30 në Pallatin e Brigadave, në një ceremoni zyrtare. Pas pritjes ceremoniale dy kryeministrat zhvilluan një takim kokë më kokë në Pallatin e Brigadave.

Sipas axhenës, Rama dhe Conte , Rama dhe Conte zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku deklaruan se duhet të vijojë procesi i integrimit me Shqipërinë. Kryeministri Italisë kërkoi zgjidhjen e krizës në vend duket kërkuar dialog pa kushte mes maxhorancës dhe opozitës, pasi vendi i tij do bëj ç’të mundet që Shqipëria të marrë një “PO”. 

Numri një i qeverisë italiane më pas zhvilloi një takim të shkurtër dhe me Presidentin Ilir Meta, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kjo është  vizita e parë e Contes në vendin tonë. Ndoshta jo paqëllim kjo vizitë do të zhvillohet pak ditë para vendimit të BE-së për negociatat me Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama giuseppe conte vizitë në tiranë ilir meta edi rama giuseppe conte vizitë në tiranë ilir meta

Sondazh

Poll