Politike

Gishti i mesit i Borchard, Ristani: T’ua bënte jelek-verdhëve në Francë këtë dhe ta shihte reagimin

14 Tetor 2019, 19:56 Nga DOSJA
Gishti i mesit i Borchard, Ristani: T’ua bënte jelek-verdhëve

TIRANË- Arben Ristani, një nga fuksnionarët e lartë të PD ka komentuar veprimin e bërë nga ambasadori i OSBE, Bernd Borchard kundër protestuesve të Unazës së Re.

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, Ristani tha se veprimi i ambasadorit  të OSBE duke ngritur gishtin e mesit ndaj banorëve të Astirit, është një akt jo civil dhe i dënueshëm.

“Protestuesit kanë thirrur ”Rama ik”. Ambasadori Borchard, nuk është hera e parë që tregohet i njëanshëm. Ai bën veprime të tilla se i shkon veprimeve që bën edhe kryeministri. Kështu Shqipëria është kthyer në një vend gallatë që nuk ka respekt ndaj ligjit e qytetarëve. Le t’ua bënte jelek-verdhëve në Francë këtë dhe ta shihte reagimin. Reagim jo qytetar, aspak civil dhe i dënueshëm”, ishte ky komenti i Ristanit.

Mbrëmjen e djeshme ambasadori i OSBE ofendoi dje protestuesit teksa po kalonte tek Drejtoria e Policisë, i shoqëruar nga një vajzë e re. Borchardt, kaloi aty në momentin kur protestuesit bënin thirrje: Rama ik, Rama ik. Në këtë çast, për arsye që ende nuk dihen, ambasadori ngriti gishtin e mesit dhe u largua. Pak metra më tej, ai e tregoi sërish gishtin e mesit ndaj protestuesve, veprim ky që ka ngjallur një sërë reagimesh në opinion publik.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ristani bernd bochard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit arben ristani bernd bochard berndt borchard nxjerr gishtin e mesit

Sondazh

Poll