Bota

Zjarret MASIVE në Greqi, 1200 fëmijë evakuohen nga kampingjet

Në ditët në vijim priten valë të tjera të të nxehtit.

17 Korrik 2023, 18:07 Nga A.B
Zjarret MASIVE në Greqi, 1200 fëmijë evakuohen nga kampingjet
Zjarri

GREQI- Disa zjarre kanë shpërthyer në Greqi. Një nga zjarret më të mëdha shpërtheu në pyll në qytetin turistik të Loutraki, rreth 4 km në verilindje të Korinthit. Kryebashkiaku ka urdhëruar evakuimin e 1200 fëmijëve në fshatrat verore të zonës. Një tjetër zjarr masiv po shpërthen aktualisht në lokalitetin Kouvaras, rreth 50 kilometra në lindje të Athinës. 

Greqia po rimëkëmbet nga një valë katërditore e të nxehtit që u lehtësua gjatë fundjavës. Në ditët në vijim priten valë të tjera të të nxehtit.

/Dosja.al

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll