Bota

Pezullimi i marrëveshjes së grurit nga Moska, ambasadorja amerikane në OKB: Akt mizor!

Marrëveshja skadon në fund të ditës së sotme. 

17 Korrik 2023, 18:04 Nga a.l
Pezullimi i marrëveshjes së grurit nga Moska, ambasadorja amerikane
Linda Thomas Greenfield

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield e ka cilësuar si një 'akt mizor' pezullimin e marrëveshjes nga Rusia për eksportin e sigurt të grurit ukrainas. 

“Rusia i ka dhënë një goditje tjetër më të prekurve në botë, këtë herë duke pezulluar pjesëmarrjen e saj në iniciativën e grurit të Detit të Zi. Ky është me të vërtetë një akt tjetër mizori,” tha Linda Thomas-Greenfield.

Rusia njoftoi sot se po pezullonte pjesëmarrjen në një marrëveshje e cila mundësonte eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, shkruajnë mediat e huaja. 

Marrëveshja historike e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Turqia, siguronte kalimin e sigurt të grurit nga Ukraina drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, kontinente ku uria është një kërcënim në rritje dhe ku çmimet e larta të produkteve ushqimore kanë futur edhe më shumë njerëz në varfëri. Marrëveshja skadon në fund të ditës së sotme. 

linda thomas-greenfield

Sondazh

Poll