Aktualitet

Makina përplaset me murin e një banese në Fushë-Krujë, dy të rinj transportohen në Spitalin e Traumës

Një “Audi” pa targa ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Halil, dhe është përplasur me murin e një banese

17 Korrik 2023, 16:38 Nga DOSJA
Makina përplaset me murin e një banese në Fushë-Krujë,
foto ilustruese

FUSHË-KRUJË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fushë-Krujë. 

Një “Audi” pa targa ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Halil, dhe është përplasur me murin e një banese. Burimet bëjnë me dije se për pasojë janë plagosur dy të rinj; Selman e Ervin Xeka, 17 dhe 20-vjeç. 

Të njëjtat burime shtojnë se dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Sondazh

Poll