Aktualitet

Gjinushit i përfundon mandati në krye të Akademisë së Shkencave, zgjedhjet mbahen në fund të vitit për anëtarët

 Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve

17 Korrik 2023, 14:21 Nga A.B
Gjinushit i përfundon mandati në krye të Akademisë së
Akademia e Shkencave

TIRANË- Mandati i Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka përfunduar. Ditën e sotme u bë e ditur në një njoftim për mediat se do të mbahen zgjedhje në fund të vitit. Sipas Akademisë, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit.

NJOFTIMI

Për sa i takon zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për funksionin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit, ato do të zhvillohen konform Ligjit 53/2029 për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht, neni 8, pika 2: Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë zhvillohen gjithmonë në fund të vitit.

Për këtë arsye, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, menjëherë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit. Kryesia e Akademisë së Shkencave.

akademia e shkencave skender gjinushi

Sondazh

Poll