Aktualitet

Kontrata 5-vjeçare/ Studentët e Mjekësisë protestë më 20 korrik, thirrja: Bashkohuni me ne

Sot këta studentë nuk janë lejuar të marrin pjesë në komisionin parlamentar ku po diskutohet projektligji i lidhur me ta.

17 Korrik 2023, 12:49 Nga I.A
Kontrata 5-vjeçare/ Studentët e Mjekësisë protestë
Protesta e studenteve

TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të protestojnë më datë 20 korrik, për shkak të kontratës 5-vjeçare që shteti do të vendos, për t'i detyruar ata që të qëndrojnë në vend. Protesta do të nis në orën 9:00 dhe u kanë bërë thirrje dhe qytetarëve që tu bashkohen kauzës së tyre.  

Sot këta studentë nuk janë lejuar të marrin pjesë në komisionin parlamentar ku po diskutohet projektligji i lidhur me ta.

Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajnë tarifën më shumë se të tjerët. Studentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

studentet e mjekesise ne proteste

Sondazh

Poll