Aktualitet

VIDEO- Aksident me vdekje në Vaqarr, 22-vjeçari ende i shtrirë në tokë

Një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend të riun.

17 Korrik 2023, 15:55 Nga A.B
VIDEO- Aksident me vdekje në Vaqarr, 22-vjeçari ende i shtrirë
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Vaqarr. Viktima është një 22-vjeçar, i cili ishte drejtues i një motorri. Një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend të riun.

Siç shihet në videon e 'JOQ', i riu është ende i shtrirë në tokë, i mbuluar me një çarçaf të bardhë. 

'Më datë 17.07.2023, rreth orës 15:05, në Vaqarr, automjeti tip “Audi’, me drejtues shtetasin A. Sh., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. T., 23 vjeç.

Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit'- njofton Policia.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

aksident ne vaqarr

Sondazh

Poll