Aktualitet

Siguria gjatë sezonit turistik/ Bllokohen 8 Jet Ski në Shëngjin, gjobiten pronarët me 10 mijë lekë të rinj

Në vijën bregdetare u kontrolluan 13 mjete lundruese dhe 8 prej tyre, mjete argëtuese Jet Ski, rezultuan me mungesë dokumentacioni në bord.

17 Korrik 2023, 15:36 Nga DOSJA
Siguria gjatë sezonit turistik/ Bllokohen 8 Jet Ski në Shëngjin,
kontrolle nga policia

SHËNGJIN- Njësia Policore Detare në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, kanë ushtruar kontrolle në hapësirën detare nga Shëngjini në Tale, për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. 

Burime zyrtare të policisë njoftojnë se në vijën bregdetare u kontrolluan 13 mjete lundruese dhe 8 prej tyre, mjete argëtuese Jet Ski, rezultuan me mungesë dokumentacioni në bord. Për këtë arsye, u bë bllokimi administrativ i 8 mjeteve Jet Ski dhe pronarët e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masën administrative 10 mijë lekë të rinj.

Njoftimi nga policia

Kontrollet, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve. Bllokohen 8 mjete lundrimi Jet Sky që përdoreshin për argëtim. Në zbatim të masave të përcaktuara në Planin Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve në të gjithë hapësirën ujore të vendit, Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, nisur dhe nga disa raste të denoncimeve nga qytetarët, për shkeljen e perimetrit të sigurisë, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në hapësirën detare nga Shëngjini në Tale, për verifikimin e mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve. Në vijën bregdetare dhe hapësirën detare të SPK Shëngjin, u kontrolluan 13 mjete lundruese dhe 8 prej tyre, mjete argëtuese Jet Ski, rezultuan me mungesë dokumentacioni në bord. Për këtë arsye, u bë bllokimi administrativ i 8 mjeteve Jet Ski dhe pronarët e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj. Policia e Shtetit apelon sërish për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat detare, liqenore dhe lumore, që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, të mos cenojnë perimetrin ujor të sigurisë për pushesit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi. Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.

Sondazh

Poll