Aktualitet

Makina përplaset me barrierat e rrugës, dy të lënduar në Korçë

Nga aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

17 Korrik 2023, 13:45 Nga k.m.
Makina përplaset me barrierat e rrugës, dy të lënduar
Pamje nga aksidenti

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Symiz. Nga aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave paraprake, të bëra me dije nga Policia e Shtetit, pasagjeri i mjetit është lënduar dhe është shtruar në spitalin e Korçës, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, shtetasi A. C., duke drejtuar një automjet tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasi G. D., pasagjer në automjet, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

policia e shtetit

Sondazh

Poll