Aktualitet

U dënua nga GJKKO për korrupsion, KLP shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Prokurori i Sarandës u shkarkua me 9 vota pro dhe 1 kundër.

17 Korrik 2023, 12:19 Nga k.m.
U dënua nga GJKKO për korrupsion, KLP shkarkon nga detyra prokurorin
Sali Berisha

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa. Me propozim të ILD-së, prokurori i Sarandës u shkarkua me 9 vota pro dhe 1 kundër.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka dënuar me 3 vite e 6 muaj burg, ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua kohë më parë pasi dyshoheJ se kishte pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave. Po ashtu, GJKKO ka dënuar edhe Emiljano Mirani me 2 vite e 6 muaj burg, Elsona Papa me 1 vit burg, Napolon Hodaj me 2 vite burg, Julian Zera me 1 vit e 3 muaj burg, Markelian Alinani me 3 vite e 6 muaj burg, Qerim Ruçi me 2 vite e 6 muaj burg, Bledar Hajredini me 2 vite burg.

Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020. Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro. Ai akuzohet se pushoi çështjen ndaj Emiljano Miranit, i cili plagosi Edison Korkutin. Elona Papa, motra e Emirjanit i dha ryshfet ish-prokurorit të Sarandës për të pushuar çështjen ndaj vëllait të saj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit S.H., në kohën e shkeljes disiplinore, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkeljen e parashikuar nga neni 148/d, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Sipas raportit hetimor të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, magjistrati S.H. është gjetur fajtor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe “Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave private të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe është dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor, rezulton se janë ndërmarrë veprime të cilat janë vlerësuar se përmbajnë elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal, të kryera gjatë ushtrimit të detyrës dhe me qëllim përfitim të padrejtë prej saj, duke favorizuar një palë ndërgjyqëse nëpërmjet dhënies së vendimit. Prokurori S.H. ka diskredituar rëndë figurën, autoritetin, dinjitetin e magjistratit dhe ka ulur besimin e publikut tek dhënia e drejtësisë. ILD konkludoi në hetimin e vet, se veprimet e magjistratit përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore dhe kërkoi nga Këshilli i Lartë Prokurorisë pranimin e kërkesës për caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për prokurorin S.H., kërkesë që u miratua.

sali hasa

Sondazh

Poll