Sport

Vlahovic kërcënohet nga tifozët e PSG-së ende pa firmosur: "Po erdhe, do t'i presim tre gishtat"

Kërcënimet për sulmuesin e Juventusit pranë PSG: referencë politike për gjestin me tre gishta për "Serbinë e Madhe"

17 Korrik 2023, 08:03 Nga DOSJA
Vlahovic kërcënohet nga tifozët e PSG-së ende pa firmosur:

FRANCE - Aventura e mundshme e Dusan Valhovic në Paris Saint-Germain sigurisht që nuk fillon në mënyrën më të mirë. Nuk ka ende një marrëveshje zyrtare për ta sjellë serbin në hijen e Kullës Eifel, por fërkimet e para tashmë po lindin nga ana e ultrasve më të zjarrtë dhe më të ashpër. Në Francë, në fakt, një pankartë ka dalë kundër sulmuesit të Juventusit, me kërcënime të qarta për sulmuesin e radhës që pritet të kalojë tek PSG-në. “Vlahoviç në Paris do ti presim tre gishtat ”, shkruhet në pankartën e mbajtur nga tetë tifozë, mes të cilëve dy që bëjnë shenjën e shqiponjës me duar.

Referenca është qartësisht politike në atë që në të kaluarën sulmuesi serb u shfaq me shenjën e 3 gishtave që tregonin qiellin duke lavdëruar Serbinë e Madhe (Zotin, Atdheun dhe Carin). Një simbolikë që i përket krahut të djathtë të Serbisë që tenton të mos e njohë Kosovën dhe kufijtë e saj.

Dhe gjesti i Vlahovicit duket se nuk i ka pëlqyer disa tifozëve të PSG-së, më të flaktëve, të cilët kanë vendosur t'i dërgojnë një mesazh sulmuesit në funksion të ardhjes së tij të mundshme në Paris që do t'i hapte rrugën Lukakut te Juventus .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll