Sport

Hysaj-Sarri, një “dashuri” që vazhdon, mbrojtësi kuqezi i “paprekshëm” në formacionin lacial!

Pavarësisht emrave që po mendon Lazio të afrojë apo ndryshimeve në skuadër, mbrojtësi kuqezi vazhdon të jetë zgjedhje e parë për teknikun i cili edhe në miqësoren e parë sezonale, nuk ka hequr dorë nga ai.

16 Korrik 2023, 23:31 Nga DOSJA
Hysaj-Sarri, një “dashuri” që vazhdon, mbrojtësi

ITALI - Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj pas një periudhe të vështirë tek Napoli në kohët e fundit, tek Lazio, nën drejtimin e trajnerit që ka më shumë besim tek ai Mauricio Sarrit, ka rigjetur veten dhe formën shumë të mire, gjë që e tregoi në sezonin e shkuar. Minutat e tij në kampionatin e edicionit të kaluar ishin thuajse maksimalet dhe falë asaj paraqitje, duket se kështu do të jenë edhe në këtë sezon.

Pavarësisht emrave që po mendon Lazio të afrojë apo ndryshimeve në skuadër, mbrojtësi kuqezi vazhdon të jetë zgjedhje e parë për teknikun i cili edhe në miqësoren e parë sezonale, nuk ka hequr dorë nga ai.

Ndonëse Hysaj është ndër të fundit që i është bashkuar në stërvitje Lazios pasi kishte qenë pjesë e përfaqësueses dhe gëzoi disa ditë më shumë pushim, në sfidën e parë sezonale, si zakonisht ndaj ekipit amator të Auronzos, mbrojtësi u rreshtua mes titullarëve.

Sarri i besoi vendin në të majtë të mbrojtjes, që është bërë i tiji në pjesën e dytë të sezonit të kaluar duke dhuruar paraqitje pozitive mjaft interesante.

Një sinjal i qartë se Hysaj do të mbajë këtë vend edhe në sezonin e ri, sidomos tani që Lazio luan përsëri në Ligën e Kampioneve dhe duhet në fushë dikush që njeh mirë idetë e trajnerit italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll