Sport

Manuel Neuer ende jo gati, ja kur do të jetë në dispozicion të Bayern Munich!

Një rikthim në hapjen e Bundesligës ose Superkupë është ndoshta shumë ambicioz. Ne po kërkojmë dhe shpresojmë që ai të integrohet në gusht”, tha Tuchel.

16 Korrik 2023, 23:39 Nga DOSJA
Manuel Neuer ende jo gati, ja kur do të jetë në dispozicion

GJERMANI - Manuel Neuer do të humbasë edhe fillimin e sezonit të ardhshëm. Kjo u konfirmua edhe nga trajneri Thomas Tuchel. Portieri gjerman mbeti jashtë fushave që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur theu këmbën gjatë skijimit.

Neuer pasi humbi pjesën e mbetur të sezonit të kaluar, ai do t’i mungojë Bayern Munichit edhe në fillim të sezonit të ri. “Ne kemi nevojë për pak kohë dhe durim. Një rikthim në hapjen e Bundesligës ose Superkupë është ndoshta shumë ambicioz. Ne po kërkojmë dhe shpresojmë që ai të integrohet në gusht”, tha Tuchel.

Në ditët e ardhshme, Neuer do të vazhdojë të stërvitet individualisht dhe nuk do të udhëtojë me klubin si pjesë e turneut të tyre në Azi. Bayerni ndeshjen e parë zyrtare për sezonin e ardhshëm do ta zhvillojë më 12 gusht, ndaj Leipzigut, në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Ndërsa, kampioni gjerman ndeshjen e parë në Bundesligë do ta ketë ndaj Werder Bremenit, më 18 gusht. Këto janë dy ndeshjet që Neuer pritet t’i humbasë dhe pastaj të rikthehet në portë. Rikthimi i vonuar i 37-vjeçarit e lë Bayern Munichin në një situatë jo të mirë, pasi dy portierët tjerë; Alexander Nubel dhe Yann Sommer, pritet që të largohen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll