Sport

Sonte prezantohet Leo Messi, amerikanët i kanë kushtuar edhe një këngë ‘Pleshtit’

Fituesi i “Topit të Artë” 1994, bullgari Hristo Stoichkov do të marrë një pjesë në prezantimin e Lionel Messit dhe Sergio Busquets në radhët tifozëve të Inter Miami

16 Korrik 2023, 19:26 Nga DOSJA
Sonte prezantohet Leo Messi, amerikanët i kanë kushtuar edhe një

SHBA - Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 1994, bullgari Hristo Stoichkov, do të marrë pjesë në prezantimin e Lionel Messit dhe Sergio Busquets para tifozëve të Inter Miami, bën të ditur botimi spanjol “Mundo Deportivo”.

Ish-lojtarët e kampionëve të Barcelonës do të dalin sonte para tifozëve në Miami në një shfaqje në stadiumin e klubit të organizuar posaçërisht për ta, e cila do të fillojë në orën 1:00 e mëngjesit me orën. 

Stoichkov jeton dhe punon në Florida për gjigantin televiziv amerikan “TUDN”, por është edhe ndër miqtë e mirë të superyllit argjentinas. Të dy kanë qenë së bashku më shumë se një herë në eventet e klubit të Barcelonës dhe legjenda e futbollit bullgar e ka shpërblyer vazhdimisht kapitenin e kampionëve të botës në “Katar 2022”.

Ndër yjet e botës së muzikës që kanë për të marrë pjesë në spektakël janë Shakira, ish-bashkëshortja e Gerard Pique, Bad Bunny dhe Maluma. Klubi i David Beckham i ka kushtuar gjithashtu edhe një këngë të veçantë Messit, lidhur me ardhjen e tij në Miami.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll