Sport

VIDEO / E pabesueshme, e dyta rradhazi, një spektator shkakton një tjetër aksident masiv në Tour de France

Një spektator ka shkaktuar një incident të ri në pjesën e parë të fazës së 15-të të Tour de France që ka prekur 20 çiklistë.

16 Korrik 2023, 19:42 Nga DOSJA
VIDEO / E pabesueshme, e dyta rradhazi, një spektator shkakton një

FRANCE - Është e qartë se nuk ka një ditë të qetë në Tour de France. Në një ditë të shënuar me të kuqe në axhendën e skuadrave, si sot, një skenë e dytë alpine me deri në pesë kalime malore, tre prej tyre të klasit të parë, dhe një përfundim në majë në Saint-Gervais Montblanc, tensioni ishte i dukshëm në peloton dhe kjo ka rezultuar në një përplasje të shumëfishtë.

Një ngushtim i rrugës, pas një pengese të vogël shpejtësie dhe një spektator që donte të inkurajonte garuesit kanë shkaktuar aksidentin. Krahu i spektatorit që ndodhet në të djathtë të rrugës ka tentuar të shmangë në momentin e fundit një garues të ekipit Alpecin por kontakti mes tyre gjeneroi një rënie e shumëfishtë.

Për fat, të paktën lideri i garës, Jonas Vingegaard, dhe rivali i tij i madh, Tadej Pogacar, arritën të shmangnin incidentin.

Për fat të mirë, të gjithë ju rikthyen në biçikletës. Një incident që Julian Alaphilippe dhe Alexey Lutsenko e shfrytëzuan për të rritur diferencën e tyre në krye të garës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll