Sport

Messi pozon me pronarin e klubit të tij David Beckham, foto bëhet menjëherë virale!

Superylli argjentinas dhe legjenda e futbollit anglez kanë pozuar së bashku pak orë para prezantimit zyrtar të kapitenit të kombëtares së Argjentinës.

16 Korrik 2023, 23:45 Nga DOSJA
Messi pozon me pronarin e klubit të tij David Beckham, foto bëhet

SHBA - Superylli argjentinas Lionel Messi vazhdon karrierën e tij të pasur në SHBA tek klubin MLS, Inter Miami, zyrtarizimi i së cilit u njoftuar të shtunën mbrëma.

Tani është radha e prezantimit të planifikuar në të gdhirë të së hënës (17/7) para 18 mijë tifozëve që presin ta shohin nga afër Messin me ngjyrat e Inter Miamit. Por deri atëherë, fansat mund ta shohin superyllin argjentinas përmes rrjeteve sociale, ku po qarkullon foto e tij me pronarin David Beckham. 

Të dy kanë pozuar të përqafuar para kamerës me argjentinasin të veshur me fanellën e Inter Miami që do ta shoqërojë në vitet e ardhshme të karrierës, ndërsa natyrisht fotoja u bë virale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll