Sport

VIDEO / Stuhia godet Miamin, ndërpritet ceremonia e prezantimit të Messit!

Prezantimi i kampionit të botës në të gjithë Florida nuk ka nisur në orarin e planifikuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

17 Korrik 2023, 01:21 Nga DOSJA
VIDEO / Stuhia godet Miamin, ndërpritet ceremonia e prezantimit të

SHBA - Festa e Inter Miamit për prezantimin e Lionel Messit u ndërpre për shkak të motit. Një stuhi e fortë godet zonën e shtetit të Floridës ku zhvillohet ngjarja dhe klubi i David Beckham u kërkoi tifozëve të qëndrojnë brenda dhe në makinat e tyre për arsye sigurie.

Ngjarja ishte planifikuar për në orën 20:00 (me orën e kontinentit amerikan), por reshjet ishin të pranishme dhe klubi njoftoi se shfaqja do të vonohej. Kaluan minutat dhe shiu, era dhe vetëtimat filluan të bëheshin më intensive dhe i detyruan të pranishmit në stadiumin DRV PNK të strehoheshin nën një çati. Deri më tani, Inter Miami nuk ka raportuar nëse prezantimi do të anulohet.


B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll