Sport

Morata kthehet në Serie A, por jo te Juvja...

Golashënuesi spanjol po i afrohet një transferimi te Roma.

16 Korrik 2023, 19:11 Nga DOSJA
Morata kthehet në Serie A, por jo te Juvja...

ITALI - Qendërsulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata, duket se do të transferohet te Roma, por Inter, Juventus dhe AC Milan, janë gjithashtu të interesuar për mesfushorin sulmues, raportojnë mediat e Botusa.

Ndërkombëtari spanjol duket se do të rikthehet në Serinë A, ndonëse ka rinovuar kontratën me “bardhekuqtë”.

Transferimi i pritshëm i Moratas do të përfshijë një klauzolë lirimi, e cila do të jetë në shumën prej 12 milionë eurosh, pretendon “La Gazzetta dello Sport”.

Zyrtarët e Romës i kanë ofruar sulmuesit një pagë vjetore prej 4.5 milionë euro, duke përfshirë bonuse të ndryshme prej 500 mijë euro.

Afati i kontratës do të jetë afatgjatë, deri në vitin 2027 dhe Morata tashmë ka pranuar ofertën e ‘Ujqërve’. Alvaro Morata, 30 vjeç, ka përvojë në Itali pas dy periudhave të mëparshme te Juventusi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll