Bota

Scholz 'optimist': Mitsotakis dhe Erdogan kanë potencialin për të krijuar një marrëdhënie më të mirë

Duke iu referuar takimeve që ai pati me dy liderët në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius, Scholz theksoi se e ndjen si detyrim që të kujdeset që palët të ruajnë një marrëdhënie 'të shëndoshë'.

14 Korrik 2023, 17:00 Nga a.l
Scholz 'optimist': Mitsotakis dhe Erdogan kanë potencialin
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz shpreh besimin se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti truk Rexhep Taip Erdogan kanë potencialin për të krijuar një marrëdhënie më të mirë midis vendeve. Duke iu referuar takimeve që ai pati me dy liderët në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius, Scholz theksoi se e ndjen si detyrim që të kujdeset që palët të ruajnë një marrëdhënie 'të shëndoshë', shkruajnë mediat e huaja. 

Për mua është shumë e rëndësishme që ne të ofrojmë kontributin tonë që marrëdhëniet p.sh. midis Turqisë dhe BE-së, midis Turqisë dhe Gjermanisë të zhvillohen mirë. Kjo vlen, natyrisht, për marrëdhëniet që kemi me Greqinë, të dy jemi anëtarë të BE-së dhe kemi shumë perspektiva dhe pikëpamje të përbashkëta dhe për këtë arsye bisedimet e mia me kryeministrin grek prej vitesh kanë qenë shumë miqësore, gjë që e konsideroj të rëndësishme. Ne gjithashtu ndihemi të detyruar të kujdesemi për marrëdhëniet e mira të atyre që janë të përfshirë në Egje dhe në këtë kemi qenë vazhdimisht partnerë dhe kështu do të jemi. Kam krijuar përshtypjen se të dy krerët e qeverive – Presidenti dhe Kryeministri – kanë perspektivën për të bërë të mundur një marrëdhënie më të mirë mes dy vendeve dhe kjo do të jetë e mirë", tha Scholz. 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, pak ditë pas takimit të tij me kryeministrin grek në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, iu referua marrëdhënieve greko-turke dhe Kyriakos Mitsotakis. Si liderë që fituan zgjedhjet e fundit, ai kërkoi hapa pozitivë në bashkëpunim me kreun e qeverisë greke. 

 

olaf scholz

Sondazh

Poll