Politike

U zgjodh Ministër i Brendshëm, Taulant Balla: Do ti shërbej me përulje çdo qytetari. Do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd

Balla deklaron se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm.

13 Korrik 2023, 22:55 Nga I.A
U zgjodh Ministër i Brendshëm, Taulant Balla: Do ti shërbej me
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas votimit nga Parlamenti me 75 vota Pro të Dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm. Po ashtu Balla shkruan se do ti shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.

Postimi i  Ballës:

Të dashur miq, do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë. Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë.

taulant balla

Sondazh

Poll