Politike

Tabaku: SPAK tha po prishen provat, Parlamenti të votonte për arrestimin e Ahmetajt

Tabaku u shpreh se tensionet në Kuvend erdhën vetëm pas vendimit të mazhorancës për të mos votuar heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, siç kërkoi me ngulm SPAK.

13 Korrik 2023, 22:21 Nga I.A

Tabaku: SPAK tha po prishen provat, Parlamenti të votonte për

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se PD e ka denoncuar aferën e inceneratorëve që në 2018 dhe ngriti një komisionin që i shërbeu SPAK për të hetuar këtë aferë. E ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Tabaku u shpreh se tensionet në Kuvend erdhën vetëm pas vendimit të mazhorancës për të mos votuar heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt, siç kërkoi me ngulm SPAK.

“SPAK ka sjellë një dosje, sot parlamenti duhet të votonte vendimin e Këshillit të Mandateve sot. Drejtuesin i SPAK ka thëne se po ndërhyhet mbi provat dhe po bëhet presion mbi dëshmitarët ndaj është imediate që kjo të bëhet menjëherë. Parlamenti duhet ta kishte vënë sot në seancë plenare. Sot nuk do kishte debat nëse parlamenti duhet të kishte bërë atë që kërkonte SPAK. Parlamenti sot nuk duhet të ishte bërë mburojë. Në sajë të komisionit hetimor sot është vendosur një standard tjetër”, tha Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll