Politike

Tabaku: Çdo gjë që thamë është vërtetuar, Parlamenti të bënte atë që kërkoi SPAK

Tabaku tha se Kuvendi duhet ta votonte atë që kërkoi SPAK duke qenë se dhe Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin ish-zv.kryeministrit.

13 Korrik 2023, 22:38 Nga I.A
Tabaku: Çdo gjë që thamë është vërtetuar,
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e PD, Jorida Tabaku është shprehur se seanca e sotme në Kuvend nuk kishte pse të shoqërohej me debate për çështjen e Arben Ahmetajt. E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Tabaku tha se Kuvendi duhet ta votonte atë që kërkoi SPAK duke qenë se dhe Këshilli i Mandateve i hoqi imunitetin ish-zv.kryeministrit.

“Gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Jemi sulmuar për dhe çfarë nuk është thënë për të pengua opozitën. Sot ai raport i Komisionit Hetimor është kthyer në padi. Çdo gjë që kemi thënë është vërtetuar. Sot debati në Kuvend duhet të ishte shumë i thjesht. SPAK solli një dosje, Këshilli dha mandatin për heqjen e imunitetit dhe sot Kuvendi duhej patjetër ta votonte këtë në seancë. Drejtuesit e SPAK kishte deklaruar se po ndërhyhet mbi prova e po ushtrohet presion. Është imediate që kjo të bëhet menjëherë”, tha ajo.

jorida tabaku arben ahmetaj

Sondazh

Poll