Aktualitet

‘Më merr të keqen!’/Dalin pamjet PREKËSE, si e sfidonte sëmundjen Eduard Leli, Dritani përlotej për të vëllain: Mos

14 Tetor 2019, 16:14 Nga DOSJA
‘Më merr të keqen!’/Dalin pamjet PREKËSE, si e

VLORË– Vëllai i kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, Eduardi ndërroi jetë ditën e djeshme si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. 

Në një video, shihet Eduardi, i cili flet për sëmundjen e tij i shoqëruar nga vëllai dhe familjarë të tyre.

Në një fjalim të shkurtër, Eduarti shprehet se në jetë askush nuk duhet të dorëzohet duke përlotur edhe vëllanë e tij. 

“I uroj të gjithë fëmijëve tuaj të jetë të gjatë. Suksese! Të mos dorëzohen kurrë, sepse jetën na e ka dhënë Zoti dhe është ai që do na e marri. Mos e çani kokën, se Tani (Dritan Leli) përlotet se mendon se unë kam kuroja prej sëmundjes. Po mua sëmundja më merr të keqen,”-tha Eduarti.

Disa ditë më parë makina e kryebashkiakut të Vlorës u shkrumbua gjatë natës, rast të cilin Leli nuk e komentoi duke u shprehur se kishte probleme të mëdha më vëllain. Dy ditë më vonë ai ndërroi jetë pas një lufte 3-vjeçare me sëmundjen.

Marrë nga Faxweb

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli eduart leli vlore dritan leli eduart leli vlore

Sondazh

Poll