Politike

I shkrumbuan Rang-Roverin, Dritan Leli s’do t’ja dijë: Kam vëllain keq… s’më intereson

  • Shkrumbohet nga flakët makina “Range Rover” e Dritan Lelit (VIDEO)
  • Dritan Leli deklaron se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të madh.
    Featured image of article: I shkrumbuan Rang-Roverin, Dritan Leli s’do t’ja dijë: Kam vëllain keq… s’më intereson Dritan Leli dhe automjeti i djegur

    VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli deklaron se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të madh.

    “Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai, në një bisedë të shkurtër telefonike për Mapo-n.

    Siç kemi raportuar edhe më parë, sot në orën 04:00 është djegur nga persona ende të paidentifikuar fuoristrada tip “Range Rover” në pronësi të Bashkisë së Vlorës, që përdorej nga kryetari i saj, Dritan Leli.

    Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku banon shoferi i tij, në lagjen “Lef Sallata”.

    Marrë nga Mapo

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment