Aktualitet

"Kemi investuar 3 mln euro për zgjedhje, pse më hap probleme?"/ Nuhu për Newsroom: Balla më doli në përgjime me Suel Çelën, i kërkonte llogari

Emiljano Nuhu tha se mediat e merrnin në intervistë dhe më pas ia shkëpusnin deklaratat për t'i përdorur për qëllimet dhe linjën e tyre redaksionale

13 Korrik 2023, 19:12 Nga Dosja.al
"Kemi investuar 3 mln euro për zgjedhje, pse më hap
Foto ilustruese

TIRANË- Ish-oficeri i Policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu ka rrëfyer eksperiencën e tij me mediat gjatë përballjes me fisin Rraja dhe me Taulant Ballën. Në rrëfimin e tij për emisionin "Newsroom" me Fjola Graçin, Nuhu tha se mediat e merrnin në intervistë dhe më pas ia shkëpusnin deklaratat për t'i përdorur për qëllimet dhe linjën e tyre redaksionale. Po ashtu, ai tha se në kohën që ishte në detyrë ka hasur edhe në përgjimet e Ballës me Suel Çelën, duke zbardhur edhe një pjesëz bisede.

"70% e mediave në Shqipëri u përqëndruan nga më i forti. Shumë media, kuptova nga rasti im se kanë interesa të forta me politikën dhe nga pushteti, ka edhe shumë gazetarë që dolën në mbështetje të krimit dhe politikës. U provua çdo gjë që kam thënë unë, kanë heshtur tani. Mediat e maxhorancës patën shkrime se isha i lidhur me opozitën, isha tradhëtar, frikacak. Në zyrën time u shfaqën politikan të rëndësishëm. Taulant Balla, një politikan i fuqishëm dhe shumë i inkriminauar kishte informacione se ai ishte i përfshirë në operacione të krimit ku kishin humbur jetën persona të fuqishëm. Një rast në Elbasan, Taulant Balla më ka dalë në përgjim. Shefi im më tha ka dalë Balla në përgjim, e merrte Suel Çela në telefon dhe i thoshte të kemi investuar 3 mln euro për zgjedhjet, ti na ke sjellë problematika. Po ta verifikoni është shkarkuar nga drejtori i qarkut të Elbasanit, deri tek inspektori i fundit i krimit. A kam prova? Nuk e kam shkelur ligjin që të merrja prova dhe ti nxirrja në media. Nuk mund të merrja kopje të materialeve sekrete dhe t'i nxirrja në media. Mua më ftonin në intervistë dhe jepnin pjesë të shkëputura dhe më nxirrnin mua mashtrues dhe tradhëtar. Ishin sulme politike. Krimi dhe politika bashkë janë shumë të rrezikshme. Disa oficera duke marrë shembull pasojat e mia, tërhiqen dhe nuk e kryejnë detyrën. Me vendosen e ministrit të ri të Brendshëm, krimi ka kënaqësi të paparë. Shumë oficera po thonë, tani çfarë do bëjmë; o do inkriminohemi vetë; o do të rrimë pasivë dhe nëse ndodh gjë do shkojmë në burg për shpërdorim detryre,"-tha Nuhu për Newsroom.

Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë në kanalin zyrtar të Dosja.al në Youtube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale, Dosja.al &Newsroom Albania.

*Newsroom është një program që për herë të parë diskuton problemet dhe sfidat e medias dhe gazetarisë shqiptare.

emiljano nuhu newsroom

Sondazh

Poll