Aktualitet

Vrau e hodhi në kanal fqinjën e moshuar në Kuçivë, dënohet me 20 vite burg Fetah Marra

Ndërkohë që avokati mbrojtjës Ramiz Oboni ka deklaruar se janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.

13 Korrik 2023, 17:20 Nga I.A
Vrau e hodhi në kanal fqinjën e moshuar në Kuçivë,
Fetah Marra

BERAT- Gjykata e Beratit ka dënuar ditën e sotme Fetah Marrën, të moshuarin që vrau fqinjën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në 20 Janar të vitit 2022 në fshatin Kozare të Kuçovës. Marra u dënua me 20 vite burg, masë kjo e kërkuar nga Prokuroria e Beratit. Po ashtu është dënuar me 1 vit heqje lirie dhe Izet Marra, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Ndërkohë që avokati mbrojtjës Ramiz Oboni ka deklaruar se janë të pakënaqur me vendimin dhe se do ta apelojnë atë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit të vitit të kaluar në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare të Kuçovës. 64-vjeçarja Fatime Suli u gjet në kanal gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe. Familjarët e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur njoftuan policinë. Një orë më vonë trupi i saj u gjet rreth 1 km larg banesës.

Si rezultat i autopsisë mjeko ligjore rezultoi se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Kjo vuri në lëvizje policinë duke marrë në pyetje banorët dhe duke këqyrur pamjet filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese në zonë duke identifikuar edhe autorin Fetah Marra. Sipas dëshmisë së dhënë prej tij në prokurori, shkaku ka nisur për një borxh 6 mijë lekë që sipas Marrës, viktima ia kishte atij dhe nuk ia jepte prej disa kohësh.

fetah marra fatime suli

Sondazh

Poll