Aktualitet

OSHEE: Avari në Tiranë dhe Durrës, disa lagje mbetën pa energji elektrike

Me anë të një postimi në Facebook, OSHEE shkruan se disa lagje ngelën pa energji elektrike për rreth 15 minuta, për shkak të avarisë në linjën 110kV.

13 Korrik 2023, 17:05 Nga I.A
OSHEE: Avari në Tiranë dhe Durrës, disa lagje mbetën pa
Foto Ilustruese

TIRANË- OSHEE ka njoftuar abonentët për disa ndërprerje të energjisë elektrike. Me anë të një postimi në Facebook, OSHEE shkruan se disa lagje ngelën pa energji elektrike për rreth 15 minuta, për shkak të avarisë në linjën 110kV. Po ashtu bëhet me dije se po bëhet rikthimi i energjisë elektrike në zonat e prekura. 

Postimi i OSHEE-së:

Avari në linjën 110kV, njoftim për abonentët Tiranë dhe Durrës Sot rreth orës 14:00 një pjesë e Tiranës mbeti pa emergji elektrike për afro 15 minuta për shkak të avarisë në rrjetin 110kV të OST - akset Tirana 2-Selitë-Sharrë Kjo solli ndërpreje të energjisë në disa n/stacione të OSSH, përfshi dhe Spitallën në Durrës. Pas disa manovrimeve u bë e mundur rikthimini energjisë elektrike në zonat e prekuara kryesisht (Tiranë e Re, Selitë, Kombinat, etj), si dhe në disa lagjje të Durrësit (Spitallë, Durrësi i Ri “ish këneta”, rruga “Aleksandër Goga”).

oshee

Sondazh

Poll