Aktualitet

Zjarri në parkingun e një pallati në Tiranë, digjen 2 makina, ngjarja e qëllimshme

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 4 makina zjarrfikëse.

13 Korrik 2023, 15:06 Nga DOSJA
Zjarri në parkingun e një pallati në Tiranë, digjen 2
policia Tirane

TIRANË- Policia ka përcjellë të dhënat e para në lidhje me zjarrin në parkingun e një pallati në kryeqytet. Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë djegur dy mjete dhe se ngjarja është e qëllimshme. Sipas policisë zjarrin e ka vendosur një 36-vjeçar, pas një konflikti me babain e tij. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 4 makina zjarrfikëse.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, për zjarrin e rënë në parkingun e një pallati në Unazë të Re, ju sqarojmë se: Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij. 36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes.

Sondazh

Poll